Karriera

Çfarë e bën Deutschcolor një vend të përshtatshëm pune?

Ne, në Deutschcolor kemi kuptuar se çelësi i suksesit është një staf bashkëpunues dhe i organizuar. Për këtë arsye, gjatë gjithë këtyre viteve, ne jemi përpjekur të ndërtojmë një grup që jep kontributin e tij çdo ditë në kompani. Ndërsa kompania është gjithnjë në rritje, po kështu edhe stafi ynë punon çdo ditë. Fillestarët e gjejnë veten në anën profesionale duke pasur një sërë mundësish për karrierë në njohjen dhe zhvillimin profesional. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë njerëz ambiciozë që duan të bashkohen me ekipin tonë

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto dhe dokumente shtesë, duke specifikuar pozicionin tuaj për të cilin aplikoni, në adresën e emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Informacioni i nevojshëm për të paraqitur një aplikim për punë përfshin:

TË DHËNAT PERSONALE

Emri
Adresa, Qyteti i Vendbanimit
Numri i Telefonit
Adresa e Email-it

EDUKIMI DHE EKSPERIENCA

Diplomë universitare në profilin përkatës të kërkuar. Diploma dhe certifikata të tjera kualifikimi në mbështetje të aplikimit tuaj.

LETËR INTERESI

Duhet te specifikoni pozicionin per te cilin aplikoni.

REFERENCA

Varësisht nga pozicioni që aplikohet, do të ketë kritere specifike.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i burimeve njerëzore vetëm nëse CV-ja juaj dhe dokumentet shtesë do të klasifikohen / përzgjidhen nga ekipi ynë i vlerësimit.
Me ne CV juaj do të jetë e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Merrni te rejat dhe këshillat e fundit.