grundpox_2k_deutsch-color_594223293

Grundpox 2K

Astar epoksid dy komponentësh i cilësisë superiore me përmbajtje fosfat zinku për sipërfaqe të ekspozuara ndaj mjediseve agresive

10 800 ALL / copë
Paketimi
Sasia

Sasia

INFORMACIONE PËR PRODUKTIN

Karakteristikat e produktit
• Tharje e shpejtë
• Ngjitje e shkëlqyer
• Mbrojtje e lartë ndaj korrozionit
• Rezistencë e lartë ndaj gërryerjes dhe ujit të detit
• Mund të përdoret si astar ose shtresë e mesme në mjedise atmosferike agresive

Rekomandimet për përdorim
Rekomandohet të përdoret si astar mbi të gjitha sipërfaqet metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente të brendshme dhe kryesisht të jashtme. Përdoret sidomos në ato raste kur kërkohet rezistencë shumë e lartë ndaj ndryshkut dhe kur sipërfaqet metalike janë të ekspozuara ndaj agjentëve korrodues. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente industriale, si për shembull kapanone, ura, shkallë, cisterna metalike, makineri, etj. Rekomandohet të përdoret kryesisht në industrinë detare për lyerjen e mjeteve të transportit, anijeve si edhe për makineritë e punës në zona portuale.

Ruajtja
36 muaj, me kusht që kanaçet të jenë të mbyllura dhe në kushte normale ruajtjeje.

Shënime
• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC

Kërko skedën teknike

Merrni te rejat dhe këshillat e fundit.