epo_grund_s_deutsch-color_1462447419

Epo Grund S

Astar epoksid dy komponentësh, i forcuar me poliamid, që përmban fosfat zinku dhe ka veti të shkëlqyera ndaj korrozionit

7 000 ALL / copë
Paketimi
Sasia

Sasia

INFORMACIONE PËR PRODUKTIN

Karakteristikat e produktit
• Tharje e shpejtë
• Ngjitje në bojë alkide
• Mbrojtje nga korrozioni
• Ngjitje e shkëlqyer në sipërfaqe metalike
• Rezistencë të lartë kimike ndaj gërryerjes (konsumimit)
• Ngjitje perfekte dhe depërtim i lartë në sipërfaqe me ndryshk

Rekomandimet për përdorim
Rekomandohet të përdoret si astar mbi të gjitha sipërfaqet metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente të brendshme dhe kryesisht të jashtme. Përdoret sidomos në ato raste kur kërkohet rezistencë shumë e lartë ndaj ndryshkut dhe kur sipërfaqet metalike janë të ekspozuara ndaj agjentëve korrodues. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike që janë të destinuara për përdorim në ambiente industriale, si kapanone, ura, shkallë, çisterna metalike, makineri, etj.

Ruajtja
36 muaj, me kusht që kanaçet të jenë të mbyllura dhe në kushte normale ruajtjeje.

Shënime
• Rekomandohet që të shmanget aplikimi i produktit në temperatura nën 5ºC

Kërko skedën teknike

Merrni te rejat dhe këshillat e fundit.